“Idhnake dhe inatçore”, Mushkolaj për Osmanin: Këto ditë fushate e kanë nxjerrë çfarë është në të vërtetë

Analisti Imer Mushkolaj ka reaguar ndaj deklaratës së ish-presidentes Vjosa Osmani, e cila tha se me zemër nuk e ka braktisur kurrë LDK-në.

Mushkolaj e akuzoi Osmanin se e ka dëmtuar rëndë LDK-në dhe se po rikthehet vetëm për interesa pushteti.

banner

“Me zemër s’e paska braktisë LDK-në, ama e ka shkatërru”, shkroi ai.

Sipas Mushkolajt, nëse Albin Kurti do t’ia mundësonte edhe një mandat, Osmani nuk do t’i afrohej sërish LDK-së.

“Po t’ia mundësonte Kurti edhe një mandat, s’do t’i ngjitej LDK’së. Do të heshtte, sikur që ka heshtë për pesë vjet”, deklaroi ai.

Ai tha se fushata zgjedhore ka zbuluar karakterin e vërtetë politik të Osmanit.

“Këto ditë fushate e kanë nxjerrë çfarë është në të vërtetë”, u shpreh Mushkolaj.

Në fund, ai e cilësoi Osmanin si “idhnake, inatçore dhe oportuniste”.

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.