AAK mban nesër Kuvendin e Përgjithshëm, pritet zgjedhja e kryetarit dhe Këshillit të Përgjithshëm

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka njoftuar se nesër, më 24 maj, do të mbajë Kuvendin e Përgjithshëm të partisë, me të cilin përmbyllet procesi i zgjedhjeve të brendshme.

Sipas njoftimit të AAK-së, pjesa solemne e Kuvendit do të nisë në ora 11:30.

banner

Para të pranishmëve pritet të adresohen kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, si dhe i nominuari për kryeministër, Ardian Gjini.

Në kuadër të punimeve të Kuvendit pritet të bëhet edhe zgjedhja e kryetarit dhe e Këshillit të Përgjithshëm të partisë.

Ngjarja do të mbahet në Hotel “Venus”, ndërsa AAK ka ftuar mediat që ta përcjellin nga afër këtë aktivitet.

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.