
Profesori Hysamedin Feraj ka kritikuar partitë kryesore politike në Kosovë, duke ironizuar si LDK-në ashtu edhe PDK-në lidhur me raportin e tyre ndaj figurave politike dhe të luftës.
Për LDK-në, Feraj tha se dikur ishte “Lidhja e Komunistëve të Kosovës”, ndërsa ngriti pyetjen pse në listat e saj nuk ka ish-të burgosur politikë.
“Sa për qind të listës së LDK-së zënë ish-të burgosurit politikë shqiptarë në Jugosllavi?”, shkroi ai.
Ndërkohë, ai ironizoi edhe PDK-në dhe AAK-në për mospranimin e Fatmir Limajt në listat e tyre zgjedhore.
“Mbasi as AAK as PDK, ‘partitë e luftës’, nuk e pranuan në listë komandantin Fatmir Limaj, a po i bie se ato janë kundër UÇK-së?”, deklaroi Feraj.
Sipas tij, nëse komandantët individualë barazohen me UÇK-në, atëherë kjo logjikë do të duhej të vlente edhe për partitë që nuk e përfshinë Limajn.



