Vjosa Osmani fton qytetarët në hapjen e fushatës së LDK-së: Sonte ju pres me zemër

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka ftuar qytetarët që të marrin pjesë në hapjen e fushatës së Lidhjes Demokratike të Kosovës, e cila mbahet sot në sallën “1 Tetori” në Prishtinë.

Sipas Osmanit, ky është një moment vendimtar për të ardhmen e vendit.

banner

“Po hyjmë në një moment vendimtar për të ardhmen tonë”, deklaroi ajo.

Osmani i bëri thirrje qytetarëve që të bashkohen në hapjen e fushatës dhe prezantimin e kandidatëve dhe programit të LDK-së.

“Ju ftoj të na bashkoheni sot në hapjen e fushatës dhe prezantimin e kandidatëve të listës tonë dhe programin tonë”, tha ajo.

Në fund, Osmani theksoi se Kosova ecën përpara kur qytetarët bashkohen rreth vizionit dhe punës së ndershme.

“Le ta dëshmojmë të gjithë së bashku se Kosova fiton kur bashkohemi rreth vizionit, dinjitetit dhe punës së ndershme”, u shpreh Osmani.

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.