
Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka bërë të ditur se gjatë vizitës në Shtetet e Bashkuara është pritur në takim nga Ndihmës Sekretari i Luftës, Daniel Zimmerman.
Sipas Maqedoncit, në fokus të takimit ishin çështjet e sigurisë, zhvillimi i Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe bashkëpunimi në industrinë e mbrojtjes.
“Zhvilluam diskutime të rëndësishme mbi situatën e përgjithshme të sigurisë, thellimin dhe zgjerimin e bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes”, deklaroi Maqedonci.
Ai tha se në takim është diskutuar edhe për zhvillimin e mëtejmë të FSK-së dhe angazhimet e përbashkëta për paqe dhe stabilitet.
“Diskutuam për zhvillimin e mëtejmë të FSK-së, si dhe angazhimet tona të përbashkëta për paqe, siguri dhe stabilitet në botë”, u shpreh ai.



