Albin Kurti për raportet me Edi Ramën: Marrëdhëniet i kemi të mira, por dallojmë për Beogradin

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka folur për raportet me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, duke thënë se mes tyre ka marrëdhënie të mira, por edhe dallime politike.

“Marrëdhëniet i kemi të mira”, deklaroi Kurti.

banner

Ai tha se kjo nuk do të thotë që pajtohen për çdo çështje, sidomos sa i përket qasjes ndaj Beogradit zyrtar.

“Kjo s’do të thotë që pajtohemi për të gjitha çështjet, në veçanti për qëndrimin tonë karshi Beogradit zyrtar”, u shpreh ai.

Sipas Kurtit, Kosova dhe Shqipëria kanë ndjeshmëri të ndryshme në raport me Serbinë.

“Ne kemi ndjeshmëri tjetër, aty dallojmë”, tha Kurti në intervistën për Kanal 10.

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.