Dejona Mihali: Pasioni për punën dhe idealet e vendosin Kurtin në vend të veçantë ndër politikanët shqiptarë prej se flitet shqip

Zyrtarja e Lëvizjes Vetëvendosje, Dejona Mihali, ka reaguar pas intervistës televizive të kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, duke vlerësuar interesimin e madh të publikut për paraqitjen e tij.

“Kënaqësi e veçantë kur sheh sa shumë publik ka emisioni i Kryeministrit Albin Kurti”, shkroi Mihali.

banner

Ajo tha se puna, sinqeriteti dhe qëndrueshmëria politike e Kurtit e dallojnë atë nga politikanët e tjerë shqiptarë.

“Pasioni për punën, sinqeriteti për veprimet, reflektimi e vendimet për shoqërinë dhe qendrueshmëria për idealet e vendosin Kryeministrin e Kosovës në një vend krejt të veçantë”, deklaroi ajo.

Mihali shtoi se Kurti zë një vend të rëndësishëm ndër figurat politike shqiptare të çdo kohe.

“Në një vend krejt të veçantë ndër veprimtarët dhe politikanët shqiptarë të çdo kohe, prej se flitet shqip”, u shpreh Mihali.

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.