Lumir Abdixhiku premton heqjen e TVSH-së për produktet bazike: Do t’i ulim çmimet e rritura në këto 5 vite

Kandidati i LDK-së për kryeministër, Lumir Abdixhiku, ka premtuar masa për uljen e çmimeve të produkteve bazike në Kosovë.

Përmes një videoje të publikuar, Abdixhiku tha se në rast se vjen në pushtet, do të hiqet TVSH-ja për disa produkte esenciale.

banner

“Do të bëjmë çmos që të heqim jo vetëm TVSH-në në produkte bazike; miell, vaj, sheqer, bukë”, deklaroi ai.

Sipas Abdixhikut, qeveria e ardhshme do të synojë edhe uljen e çmimeve që janë rritur gjatë viteve të fundit.

“Do të ulim çmimet e rënduara në këto 5 vite”, u shpreh kandidati i LDK-së.

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.