The Guardian: Zemërim në Shqipëri ndaj resortit luksoz të mbështetur nga dhëndri i Trumpit

Protestat në Shqipëri kundër projektit për ndërtimin e një resorti luksoz të mbështetur nga Jared Kushner, dhëndri i presidentit amerikan Donald Trump, pritet të intensifikohen, raportoi The Guardian.

Sipas mediumit britanik, mijëra qytetarë protestuan për të tretën ditë me radhë në Tiranë, ndërsa protesta të reja janë paralajmëruar edhe në jug të vendit, ku kanë nisur punimet për kompleksin 1.6 miliardë dollarësh në zonën e mbrojtur të Zvërnecit dhe ishullit të Sazanit.

banner

Organizatat mjedisore pretendojnë se projekti po zhvillohet pa transparencë dhe pa konsultim publik, duke paralajmëruar dëme serioze për biodiversitetin dhe habitatet e mbrojtura në zonë.

“Nuk kemi parë asnjë konsultim publik apo dokumentacion për lejet. Nëse largohen buldozerët dhe rikthehet zona në gjendjen e mëparshme, atëherë mund të flasim,” tha Aleksandr Trajce nga organizata PPNEA.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, e ka mbrojtur projektin, duke thënë se ai do të sjellë investime dhe vende pune, ndërsa deklaroi se “nuk ka asnjë mundësi që investimi të ndalet për sa kohë është ai në pushtet”.

The Guardian shkruan se zona ku po planifikohet resorti konsiderohet një nga rajonet më të ndjeshme mjedisore në Mesdhe dhe strehon mbi 200 specie shpendësh, përfshirë flamingot dhe pelikanët dalmatë.

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.