PDK premton rikthimin e projektit për gazin amerikan: Kosova nuk guxon të mbetet jashtë

Partia Demokratike e Kosovës ka deklaruar se, në rast se merr drejtimin e qeverisë, do ta rikthejë në prioritet projektin amerikan për gazin natyror.

Në një konferencë për media, Sekretarja e Përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku, tha se çështja e gazit lidhet drejtpërdrejt me sigurinë kombëtare dhe orientimin strategjik të Kosovës.

banner

“Në botën e sotme, siguria energjetike po bëhet po aq e rëndësishme sa siguria ushtarake”, deklaroi Çitaku.

Ajo tha se PDK do të punojë me SHBA-të dhe partnerët ndërkombëtarë për ta lidhur Kosovën me rrjetin e gazit amerikan.

“Kosova duhet të jetë pjesë e projekteve strategjike të Perëndimit, jo spektatore e tyre”, u shpreh ajo.

Çitaku kritikoi edhe qeverinë aktuale, duke thënë se Kosova ka mbetur jashtë projekteve rajonale energjetike.

“Sot po e shohim rezultatin e kësaj politike. Kosova po paguan energjinë më shtrenjtë se kurrë më parë”, deklaroi ajo.

Ndërkohë, kandidati për deputet nga PDK-ja, Arben Mustafa, tha se gjatë qeverisjes së Albin Kurtit Kosova ka importuar rreth 1 miliard euro energji elektrike.

“Në vend që këto para të investoheshin në kapacitete të reja prodhuese, ato kanë dalë jashtë Kosovës”, tha Mustafa.

Ai e quajti projektin e gazit amerikan një projekt zhvillimor dhe të sigurisë kombëtare.

“Gazi amerikan nuk është vetëm një projekt energjetik. Ai është projekt ekonomik dhe i sigurisë kombëtare”, deklaroi Mustafa.

Mustafa ngriti edhe shqetësime për qarkullimin financiar të disa kompanive që operojnë në tregun energjetik, duke kërkuar transparencë më të madhe për mënyrën e funksionimit të sektorit.

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.