
Partia Demokratike e Kosovës ka dalë e para në komunën e Malishevës pas rreth 15 vitesh, bazuar në rezultatet preliminare nga numërimi i votave.
Ndonëse nuk pati koalicion formal mes PDK-së dhe Nismës Socialdemokrate të Fatmir Limajt, dy partitë kishin arritur marrëveshje për bashkëpunim politik.
Sipas rezultateve preliminare, PDK-ja po prin në Malishevë ndërsa janë numëruar rreth 90 për qind e votave.
Malisheva tradicionalisht është konsideruar bastion i Nismës Socialdemokrate dhe liderit të saj, Fatmir Limaj.



