Sadiku lavdëron bizneset për eksportin: Në kohën kur Qeveria ju ka harruar, ju nuk ndaleni

Ermal Sadiku, deputet i LDK-së, ka shkruar fjalë përgëzimi për bizneset.

Sipas tij, në muajin tetor, Kosova ka thyer rekordin e eksporteve.

Tutje, ai ka vlerësuar se Qeveria i ka harruar bizneset.

Postimi i plotë:

Qe një lajm i mirë!

Në muajin tetor, Kosova e ka thyer rekordin e eksporteve, duke arritur në 124 milionë euro brenda një muaji!

Unë vetëm dua t’i përgëzoj ndërmarrësit dhe bizneset e Kosovës.

Në këtë kohë kur Qeveria ju ka harruar, ju nuk ndaleni. Nuk dorëzoheni. Vazhdoni të punoni, të prodhoni, të eksportoni dhe të krijoni vende pune.

Bravo! Ju jeni forca e vërtetë e ekonomisë së Kosovës! 🇽🇰

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.