Haradinaj përmendi “njerëzit e armatosur”, Haliti: S’besoj që ka pasur budallenj të gatshëm me gjujtë me bomba

Xhavit Haliti, ish-deputet i PDK-së, ka folur në lidhje me zhvillimet e fundit politike në Kosovë pas dënimit të shqiptuar nga Gjykata Speciale.

Në Tëvë 1, Haliti ka komentuar edhe deklaratën e Daut Haradinajt, ish-deputet i AAK-së, i cili kishte thënë se në natën e gjashtë tetorit ka pasur persona të armatosur.

Haliti ka vlerësuar se “njerëzit flasin edhe në afekt…edhe ja fusin kot”.

“Pastaj debatet që janë zhvillu për bomba, për armë e këto. Unë nuk e di a ka ndje presion (VV, v.j.), a ka pasë probleme. I kam të dëgjuara dhe të lexuara do qëndrime që kanë qenë të cuditshme. Kanjëherë nuk e kuptojmë që njerëzit flasin edhe në afekt, flasin edhe ja fusin kot. Unë nuk e besoj që ka pasur budallenj që kanë qenë të gatshëm me gjujtë bomba qysh po e interpretojnë disa. Sepse me gjujtjë parlamentin tënd është krim dhe është terrorizëm” – tha Haliti, transmeton Gazeta Politika.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.