Konjufca dënon sulmin në Krakov: Kosova qëndron në solidaritet me Poloninë

Sulmuesi që vrau gjashtë persona në sheshin kryesor të Krakovit dyshohet se ishte i frymëzuar nga ideologjitë e ekstremit të djathtë, ka deklaruar ministri i Brendshëm i Polonisë, Marcin Kierwiński.

Sipas autoriteteve, i dyshuari është një 25-vjeçar, shtetas polak, me pikëpamje radikale. Policia kundër terrorizmit po kontrollon banesën e tij familjare, ndërsa po hetohet edhe prejardhja e armëve të përdorura në sulm. 

Sulmuesi dyshohet se hapi zjarr ndaj qytetarëve nga një veturë. Gjashtë persona – katër gra dhe dy burra – mbetën të vrarë, ndërsa të paktën 15 të tjerë u plagosën, përfshirë pjesëtarë të Policisë. 

I dyshuari u qëllua gjatë përleshjes me policinë, u arrestua dhe po trajtohet në spital. Në veturën e tij janë gjetur armë dhe sasi e madhe municioni. Autoritetet kanë thënë se ai dyshohet se ka vepruar i vetëm. 

Për sulmin ka reaguar ministri i Jashtëm i Kosovës, Glauk Konjufca, i cili i ka shprehur ngushëllime homologut të tij polak, Radosław Sikorski, dhe popullit të Polonisë.

“E dënoj fuqishëm sulmin e tmerrshëm në Krakov. I shpreh ngushëllimet e mia të sinqerta homologut tim, zëvendëskryeministrit dhe ministrit të Jashtëm, Radosław Sikorski, dhe popullit të Polonisë. Mendimet tona janë me familjet që kanë humbur të dashurit”, ka shkruar Konjufca.

Ai u ka uruar shërim të shpejtë të plagosurve, duke theksuar se Kosova qëndron në solidaritet me Poloninë në këtë moment tragjik.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.