Lumir Abdixhiku: LDK-ja riktheu besimin dhe balancën demokratike në Kosovë

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka falënderuar votuesit dhe strukturat e partisë pas zgjedhjeve, duke thënë se LDK-ja ka arritur stabilitet dhe rikthim të besimit pas një periudhe të vështirë politike.

“Votuesve tanë – ju faleminderit”, ka shkruar Abdixhiku.

banner

Ai tha se nga një “krizë historike”, LDK-ja ka arritur të rikthejë besimin dhe të sigurojë 20 mandate në Kuvend.

“Qëndrojmë si LDK me 20 mandate”, deklaroi ai.

Abdixhiku falënderoi edhe veprimtarët e partisë, duke thënë se ata janë arsyeja e rikthimit të LDK-së.

“Ju jeni arsyeja e këtij rikthimi”, u shpreh ai.

Sipas tij, partia do të vazhdojë me reforma të brendshme dhe me zgjerimin e mbështetjes në gjithë Kosovën.

“Bashkimi sapo ka nisur dhe nuk do të ndalet”, tha Abdixhiku.

Ai vlerësoi se Kosova vazhdon të jetë në krizë politike dhe ka nevojë për stabilitet institucional.

“Kosova jonë ka nevojë për stabilitet”, deklaroi lideri i LDK-së.

Në fund, Abdixhiku uroi të gjitha partitë politike për garën zgjedhore dhe bëri thirrje që rezultati të shfrytëzohet për të mirën e vendit.

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.