
Ambasada e Hungarisë në Prishtinë ka publikuar një fakt historik interesant në përvjetorin e themelimit të Lidhjes së Prizrenit.
Sipas ambasadës, në vitet 1970 profesori hungarez János Nemeskéri arriti të identifikonte eshtrat e Ymer Prizreni, njërit prej udhëheqësve kryesorë të Lidhja e Prizrenit.
Po sipas njoftimit, Nemeskéri realizoi edhe rindërtimin e parë shkencor të portretit të Ymer Prizrenit, duke u bazuar në kafkën e zbuluar.
“Një fakt interesant për Lidhjen e Prizrenit, në ditën e përvjetorit të themelimit të saj”, ka shkruar Ambasada e Hungarisë në Prishtinë.



