
Jeta Statovci ka siguruar një ulëse në Kuvendin e Kosovës, pasi deri tani ka grumbulluar 14 mijë e 764 vota nga 92 për qind e vendvotimeve të numëruara.
Statovci garoi në listën e Lidhjes Demokratike të Kosovës, pasi më herët ishte larguar nga GUXO dhe Lëvizja Vetëvendosje për t’iu bashkuar Vjosa Osmanit në LDK.
Rezultati i saj e rendit mes kandidatëve që kanë siguruar mandat deputeti, duke shënuar një rikthim të suksesshëm në Kuvend.



