VV merr më shumë vota se PDK, LDK dhe AAK së bashku

Me 91.88 për qind të votave të numëruara, Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të mbajë epërsinë jo vetëm si parti e parë, por edhe ndaj tri partive kryesore opozitare të marra së bashku.

Sipas rezultateve aktuale, Vetëvendosje ka siguruar 339 mijë e 128 vota.

banner

Në anën tjetër, Partia Demokratike e Kosovës ka marrë 151 mijë e 571 vota, Lidhja Demokratike e Kosovës 128 mijë e 776 vota, ndërsa Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës 52 mijë e 60 vota.

Të mbledhura së bashku, tri partitë opozitare kanë 332 mijë e 407 vota, ose 6 mijë e 721 vota më pak se Vetëvendosje.

Rezultatet nuk janë ende përfundimtare, pasi procesi i numërimit vazhdon me votat e mbetura, përfshirë ato nga diaspora dhe kategoritë e tjera të votimit.

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.