“Thuaje emrin dhe publiko faktet”, Jetullahu sfidon Leart Hoxhën

Kandidatja për deputete, Alisa Jetullahu, ka reaguar ndaj deklaratës së gazetarit dhe kryeredaktorit të ATV-së, Leart Hoxha, i cili në një emision televiziv tha se njeh një rast kur një kandidate për deputete ka shpenzuar rreth “çerek milion euro” për të siguruar mandat.

Jetullahu ka thënë se deklarata e Hoxhës ishte e paqartë dhe pa emra konkretë, por se më vonë ka vërejtur aludime publike që, sipas saj, e lidhnin atë me këtë pretendim.

banner

Prandaj, ajo i ka kërkuar gazetarit që të sqarojë publikisht nëse deklarata i referohej asaj.

“Kërkoj nga Leart Hoxha ta konkretizojë deklarimin e tij. Ta thotë me emër se a bëhet fjalë për mua në atë çfarë ai e tha si thashethem në studio. Kërkoj nga ai të publikojë fakte, të dhëna. Të përmend emra”, ka shkruar Jetullahu.

Ajo paralajmëroi se, nëse Hoxha e përmend me emër pa paraqitur prova, do të ngrejë padi për shpifje.

“Në momentin që ai e konkretizon se e kishte për mua, do të procedoj me padi për shpifje”, ka deklaruar ajo.

Në reagimin e saj, Jetullahu foli edhe për sfidat me të cilat përballen gratë në politikë, duke theksuar se angazhimi i saj politik lidhet me përpjekjet për më shumë barazi dhe përfaqësim të grave në shoqëri.

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.