
Ushtruesja e detyrës së kryetares së Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku, ka bërë të ditur se anëtarët e grupit punues për hartimin e strategjisë së apelit në Hagë janë dakorduar që puna e këtij grupi të mbetet konfidenciale dhe detajet e diskutimeve të mos bëhen publike, por ka konfirmuar se disa marrëveshje janë arritur në mbledhjen e sotme, shkruan KOHA.
Pas përfundimit të takimit të dytë të grupit punues, të mbajtur në ndërtesën e Qeverisë së Kosovës, Çitaku ka thënë se anëtarët janë pajtuar që procesi të zhvillohet pa deklarata publike lidhur me përmbajtjen e diskutimeve dhe marrëveshjeve të arritura.
“Ne jemi dakorduar për konfidencialitetin e këtij grupi. Duhet të flasë puna, jo deklaratat. Disa marrëveshje po, jo për publik”, u shpreh Çitaku.



