Debati për energjinë ndez politikën, përballen Rizvanolli dhe Haradinaj

Ministrja në detyrë e Ekonomisë, Artane Rizvanolli dhe ish-kryeministri Ramush Haradinaj, kanë shpëmbyer akuza sa i përket politikave të energjisë të ndjekura nga Qeveria Kurti.

Rizvanolli të dielën në mbrëmje i është përgjigjur me një status në Facebook, Haradinajt, i cili më herët, po nëpërmjet një postimi, kritikoi kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, për politikat e energjisë, duke thënë se ia ka “hapur derën importit të rrymës nga mafia energjetike e kontrolluar nga Serbia”, “e ka hequr taksën prej 100% dhe e ka hapur tregun për mallrat serbe” “ka anuluar projektin me ContourGlobalin për ta bërë Kosovën të pavarur energjetikisht nga Serbia” e

banner

Rizvanolli ka thënë se Kurti më 31 mars 2020 e ka shndërruar taksën prej 100% ndaj mallrave serbe në reciprocitet në tregti me Serbinë, gjë që sipas saj, efektivisht ndaloi importin e mallrave serbe. 

“Shfuqizimi i reciprocitetit, dhe rrjedhimisht hapja e tregut për mallra serbe pa asnjë kusht ishte vendimi i parë i Qeverisë anti-kushtetuese të udhëhequr nga Avduallah Hoti, më 6 qershor 2020. Është për t’u habitur që z. Haradinaj i ka përzier gjërat, duke qenë se partia tij, AAK-ja ishte pjesë e këtij koalicioni qeverisës bashkë me NISMA-n e Listën Serbe, por nuk mbaj mend të ketë reaguar në atë kohë”, ka shkruar Raizvanolli. “E sot edhe mund të ketë kamionë që presin në kufirin Serbi-Kosovë, por kjo më shumë se çfarëdo tjetër vë në pah një dallim esencial mes kohës së qeversjes Kurti e kohës kur qeveriste z. Haradinaj e kryeministrat e kaluar, kur mallrat serbe kalonin nëpër dhjetëra rrugë ilegale që tash janë mbyllur. Dhe jo veç mallrat, por edhe dinarët, armët e kriminelët – duke përfshirë njërin në veçanti që z. Haradinaj e priste në Kryeministri”, ka shkuar tutje ajo.

Rizvanolli i është përgjigjur Haradinajt edhe për marrëveshjen me Conotour Globalin, duke thënë ndër të tjera se marrëveshja u nënshkrua në shkelje të Ligjit të prokurimit publik dhe kishte kosto sa dyfishi i mesatares botërore. 

“Është fakt që z. Haradinaj e nënshkroi një marrëveshje me Contour Global. Por janë edhe disa fakte të tjera. P.sh. që marrëveshja u nënshkrua në shkelje të Ligjit të prokurimit publik; që kosto e ndërtimit në atë projekt ishte gati dyfish sa mesatarja botërore; që kompanisë private iu garantua fitim shumë I lartë, ndërkohë që komplet riskun e mori shteti/qytetari; e që me atë projekt do të kishim rritje të tarifave për së paku 60%. Po them së paku, sepse marrëveshja nuk kishte çmim tavan (maksimal), por kishte “çmim të synuar”. Pra, do të kishim rritje të tarifave dukshëm më të lartë sesa që e patëm në kohë krizash të jashtme të paparashikueshme – dhe atë si pasojë direkte e dorës së shtetit. Është për t’u habitur se si një Kryeministër nënshkroi këtë marrëveshje kaq të dëmshme për qytetarët e vetë, duke qenë i vetëdijshëm për pasojat që u shpjeguan qartë nga LVV, e shumë organizata dhe ekspertë të pavarur”, ka shkruar Rizvanolli.

Ajo ka thënë se deklarimi se ”gjatë vitit 2025 Kosova ka importuar 259 milionë euro energji elektrike” është i pavërtetë. 

“Shifra reale është e fryrë rreth 1.5 herë. Tutje, të gjithë e dimë mirë se “dera e importit të energjisë elektrike” ka qenë e hapur moti, si dhe nga kush ka importuar KEK-u para qeverisjes tonë. Sasia e importit në vitet 2023 dhe 2025 është rritur edhe për shkak se janë bërë e po bëhen investime në KEK që nuk janë bërë që nga ndërtimi i termocentraleve, pikërisht për ta mbyllur këtë derë. Mirëpo, një fakt interesant është që në kohën kur z. Haradinaj ka qeverisur, KEK-u ka pasur rekordet më të ulëta të prodhimit në 10 vitet e fundit, nëse heqim vitet e investimeve. Përkatësisht, KEK ka prodhuar vetëm 5.2 TWh, 5.1 TWh dhe 5.5 TWh në vitet 2017-19, krahasuar me 5.8 TWh mesatarisht në vitet tjera kur nuk ka pasur investime”, ka shkruar Rizvanolli.

Ajo i është përgjigjur Haradinajt edhe për projektin amerikan të gazit, duke thënë se sipas informatave që kam marrë si ministre nga MCC në atë kohë, projekti ka qenë ide e qeverive të mëhershme të Kosovës e jo ide “amerikane”. 

“ … dhe se në fakt nuk ka qenë e menduar se nga do të merrej gazi, e aq më pak të analizohej se me çfarë çmimi, e çfarë efekti do të kishte në tarifa të energjisë. Me këtë rast, përveç pyetjeve më lart që nuk i ka shpjeguar kurrë, z. Haradinaj ndoshta mund të na shpjegojë edhe si ndodhi që në projektin e dizajnuar në kohën e tij, nga ekipi i zhvillimit të projektit i Qeverisë së tij ishte paraparë, ndër të tjera, edhe ndërtimi i një gypi për të furnizuar Ferronikelin me gaz në vlerë 20 milionë Euro që do t’i paguanin taksapaguesit amerikanë, përmes MCC-së, ndërkohë që menaxhmenti i Ferronikelit deklaronte që gazin nuk do ta përdorte fare për prodhim (por NDOSHTA për ngrohje gjatë dimrit, NËSE do të ishte çmimi i favorshëm)”, ka shkruar Rizvanolli.

“>Pas kësaj të hënën në një psotim të gjatë në Facebook ish-kryeministri Haradinaj sërish e ka akuzuar kryeministrin në detyrë Albin Kurti, për mungesë të investimeve strategjike në fushën e energjisë. 
Ai ka thënë se edhe pas pesë vjetësh nën qeverisjen e Kurtit, Kosova nuk e prodhon energjinë që e konsumon. 

“Kosova vazhdon të mbetet importuese neto e energjisë elektrike. Sipas të dhënave të Energy Community, në vitin 2024 Kosova ka prodhuar rreth 6,059 GWh energji elektrike, ndërsa ka konsumuar rreth 6,611 GWh, duke mbetur me deficit prej mbi 550 GWh; Kërkesa/ngarkesa kulmore (në peak) në vitin 2025 ka arritur rreth 1,600 MË, ndërsa kapaciteti operativ ka qenë rreth 1,241 MË”, ka shkruar Haradinaj. 

Ai ka thënë se Kosova ende mbështetet pothuajse tërësisht në termocentralet me linjit të ndërtuara para më shumë se pesë dekadash dhe se nuk është ndërtuar asnjë termocentral i ri. 
“Nuk është ndërtuar asnjë central me gaz; Nuk është ndërtuar asnjë kapacitet i ri bazik prodhues që garanton sigurinë energjetike afatgjate të vendit”, ka shkruar ndër të tjera Haradinaj

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.