
Artan Behrami, deputet i zgjedhur i PDK-së, ka reaguar në lidhje me përplasjet nga distanca mes VV-së dhe Përparim Ramës.
Behrami ka pasur një pretendim në lidhje me Dejona Mihalin, kryetare e Komiteteve në VV.
Postimi i plotë:
Hajde që halucinacionet e Dejones qenkan të vërteta! E unë mendoj që janë 100% propagandë e pastër!
Ku i ka marrë ato informacione?
Këto dezinformata janë pjesë e planit për inskenim të ngjarjeve kundër oponentëve politikë.
Dejona, përveç që kontrollon grupin parlamentar, ajo kontrollon edhe organet vitale të sigurisë.
Albin Kurti parpolitiken e ka institucionalizuar!
Keqpërdorimi i organeve të sigurisë për qëllime politike, për përndjekjen e oponentëve politikë, është kërcënim i sigurisë kombëtare!



