Dimal Basha: PDK-ja e Sami Lushtakut po tenton ta kapë LDK-në përmes Përparim Ramë

Deputeti i Vetëvendosjes, Dimal Basha, ka reaguar ndaj përplasjeve të fundit politike, duke akuzuar Sami Lushtakun dhe kryetarin e Prishtinës, Përparim Rama, se po përdorin të njëjtën gjuhë dhe të njëjtat sulme ndaj kundërshtarëve politikë.

Sipas Bashës, zhvillimet e fundit po tregojnë një afrim politik mes PDK-së dhe Përparim Ramës.

banner

“Se di sa po e vëreni, Sami Lushtaku dhe Përparim Rama me t’njejten gjuhë, t’njejtat shpifje”, ka shkruar ai.

Basha ka pretenduar se synimi është ndikimi brenda LDK-së përmes kryetarit të Prishtinës.

“PDK-ja e Sami Lushtakut kumari me Përparimin, dhe tash synim e kanë ta kapin LDK-në përmes tij”, ka deklaruar ai.

Ai ka ironizuar më tej duke thënë se me Përparim Ramën krijohen “dy PDK”, njëra me emër e tjetra me maskë.

“Një me emër, tjetra me maskë”, ka shkruar Basha, duke shtuar se sipas tij Vetëvendosje do t’i mposhtë politikisht të dyja.

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.