
Enver Robelli, gazetar dhe publicist i njohur, ka shkruar një opinion rreth vendimit të kryeministrit të ri të Hungarisë për të kufizuar në tetë vite shërbimin si kryeministër.
Në shkrimin e botuar në Telegrafi, Robelli ka pasur kritika edhe ndaj Edi Ramës, kryeministër i Shqipërisë, i cili po përballet me protesta të gjera popullore.
Robelli e ka cilësuar Ramën si të shkëputur nga realiteti.
”Një pamje po aq e zymtë paraqitet edhe në Shqipëri – megjithëse ky vend, ashtu si Serbia, është kandidat për anëtarësim në BE. Atje, kryeministri Edi Rama qeveris që nga viti 2013 pa ndërprerje. Ai ka depëtuar në administratën shtetërore me një rrjet partiak që i detyron qytetarët të mbështesin partinë qeverisëse. Ndërkohë, Rama ka humbur kaq shumë lidhjen me realitetin, sa i krahason të rinjtë që protestojnë plotësisht paqësisht kundër një projekti turistik të klanit Trump me xhelatët e Musolinit. Qëllimi i tij – siç e ka shpallur vetë, është të qeverisë Shqipërinë deri në vitin 2050” – ka shkruar Robelli, ndër të tjera.



