
Deputetja e zgjedhur e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka falënderuar 66.077 qytetarët që i kanë dhënë besimin në zgjedhjet e fundit, duke premtuar se do të vazhdojë të mbetet besnike ndaj parimeve të saj.
Në një reagim publik, Kica tha se mbështetjen e marrë nuk do ta konsiderojë asnjëherë të mirëqenë.
“Falenderoj nga zemra 66.077 votues që u ndjenë të përfaqësuar nga unë. Këtë besim nuk do ta marr kurrë për të mirëqenë”, ka shkruar ajo.
Kica premtoi se nuk do të zgjedhë rrugën më të lehtë apo betejat më të lehta politikisht.
“Do të jem vetëm ku është e vërteta. Aty ku më keni gjetur e mbështetur ju”, ka theksuar ajo.



