
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka vlerësuar strukturat e partisë së tij si të mençura, të pjekura dhe të qarta në orientimin e tyre politik, duke thënë se ato nuk bien pre e propagandës kundër LDK-së dhe as e oportunistëve politikë.
Në një postim pas një takimi me strukturat e LDK-së në Shtime, Abdixhiku tha se aktivistët e partisë e dinë mirë se çfarë përfaqësojnë dhe për çfarë angazhohen.
“Strukturat e LDK-së janë të mençura, të pjekura dhe, mbi të gjitha, të qarta. Nuk bien pre e propagandës anti-LDK tashmë të zakonshme e bajate; e as nuk ngatërrohen në identifikimin e oportunistëve politikë”, ka shkruar ai.
Abdixhiku shtoi se strukturat e partisë nuk lejojnë që puna dhe angazhimi i tyre të shpërfillen apo rezultatet e tyre të injorohen.
“Në Shtime, në një tjetër takim falënderimi me strukturat tona. Sa i qartë është mesazhi nga këto takime”, ka theksuar kreu i LDK-së.



