Artan Behrami: Çdo shtyrje e krijimit të institucioneve i shkon për shtat vetëm Albin Kurtit

Kandidati i PDK-së për deputet, Artan Behrami, ka kundërshtuar çdo mundësi që Kuvendi i Kosovës, pas konstituimit, të shkojë në pushim vjetor pa u formuar institucionet e reja.

Në një reagim publik, Behrami ka thënë se një skenar i tillë do t’i shërbente vetëm kryeministrit në detyrë, Albin Kurti.

banner

“Kuvendi i konstituuar assesi nuk bën të shkojë në pushim vjetor”, ka shkruar ai.

Sipas Behramit, Kurti synon të zvarrisë procesin politik me qëllim që zgjedhjet e jashtëzakonshme të mbahen më 27 dhjetor.

“Kurti do të insistojë të shtyjë zgjedhjet e jashtëzakonshme më 27 dhjetor”, ka deklaruar ai.

Behrami vlerëson se vonesat në krijimin e institucioneve nuk janë në interes të vendit.

“Prandaj, çdo shtyrje e krijimit të institucioneve është interes vetëm i Kurtit – assesi i Kosovës”, ka theksuar ai.

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.