Buzhalës i pengon koalicioni i mundshëm VV-LDK: Boll marre, s’po e kuptoj këtë muhabet

Berat Buzhala, analist dhe pronar i Nacionales, ka komentuar spekulimet për një koalicion të mundshëm mes VV dhe LDK.

Ai ka shkruar se nuk e kupton këtë muhabet.

banner

Postimi i plotë:

Une nuk po e kuptoj këtë muhabetin që LDK-ja don me bo koalicion me LVV-në.

E para, një marrëveshje e tillë do të ishte poshtërsi, duke i marrë parasysh krejt rrethanat. Mirëpo, nuk dyshoj që për pushtet edhe munden me i lpi krejt pështymat.

Çështja është: çka i duhet LDK-ja LVV-së?

LVV-ja i ka votat për qeveri edhe pa LDK-në, kurse votat e LDK-së nuk i dalin me zgjedhë presidentin.

LVV-ja i ka 53 deputetë, plus Nenadi 54, plus minoritarët joserbë, le të themi 10. A po bëhen 64? LDK-ja i ka 18 mandate.

Teorikisht, nëse çdo gjë shkon perfekt, i bëjnë 82 vota dhe zgjidhet presidenti.

Poooooor, vetëm teorikisht është çdo gjë në rregull.

Një votë i mungon prej joserbëve, konkretisht Duda Baljes, dhe mbesin 81. Për mos me ju lënë me vuajtë më gjatë, mos llogaritni as në shërbimet e Dullës dhe Hykmetes, që do të thotë se mbërritëm te numri fatkeq: 79.

Pra, nëse LDK-ja nuk ia bën numrat për president LVV-së, çka po i duhet LDK-ja LVV-së për qeveri?

Pse duhesh me ia dhënë dikujt 3, 4 ose 5 ministri, ose kryetarin e Kuvendit, nëse ky partner nuk t’i bën numrat?

Tash, anash kësaj, boll marre për LDK-në, nëse veç është duke menduar për një koalicion të tillë.

Gjithashtu, bollllll marre qysh një fishek nuk e qitën me i dalë zot kryetarit të Prishtinës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.