
Deputeti i Vetëvendosjes, Ilir Kërçeli, i ka reaguar Avdullah Hotit pasi ky i fundit bëri thirrje për “protestë demokratike” në mbështetje të projektit të gazit amerikan.
Kërçeli ironizoi me qëndrimin e ish-kryeministrit të LDK-së, duke thënë se shqetësimi i tij duhet të jetë partia e tij dhe jo raportet e Kosovës me Shtetet e Bashkuara.
“Ta mbrojmë me protestë aleancën tonë me SHBA-të, tha një deputet dhe ish-kryeministër i LDK-së. Ooo mbrojeni LDK-në, sepse po ju ndërrohet qiramarrësi. Për aleancën me SHBA-të ka kush kujdeset dhe e mbron”, ka shkruar Kërçeli.
Reagimi vjen pasi Hoti paralajmëroi se sheshet do të mbushen me protestues për çështjen e gazit amerikan, duke vlerësuar se Kosova rrezikon të mbetet jashtë një projekti strategjik rajonal.



