Edita Tahiri: Diaspora zbret në Rinas për t’iu bashkuar protestës kundër regjimit të Edi Ramës

Ish-kryenegociatorja e Kosovës, Edita Tahiri, ka përshëndetur pjesëmarrjen e diasporës shqiptare në protestat që po mbahen në Tiranë kundër qeverisë së kryeministrit Edi Rama.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Tahiri e ka cilësuar mobilizimin e diasporës si mbresëlënës dhe frymëzues.

banner

“Mbresëlënëse, frymëzuese – diaspora shqiptare zbriti në Rinas, tash drejt Tiranës në përkrahje të protestës gjithëpopullore historike për të përmbysur regjimin autokratik të korruptuar”, ka shkruar Tahiri.

Ajo e ka cilësuar protestën si historike dhe ka shprehur mbështetje për qytetarët që po kundërshtojnë qeverinë shqiptare.

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.