
Deputetja e Vetëvendosjes, Adriana Matoshi, ka ironizuar qëndrimet e figurave të LDK-së lidhur me raportet me kryeministrin Albin Kurti dhe mundësinë e bashkëpunimit politik pas zgjedhjeve.
Në një postim në rrjetet sociale, Matoshi ka vënë në pah dallimet mes deklaratave të Avdullah Hotit dhe Lutfi Hazirit.
“Dulla thotë duhet me protestu kundër Albinit. Luta në anën tjetër thotë duhet me bo koalicion me Albinin”, ka shkruar ajo.
Më tej, Matoshi ka ironizuar konfuzionin që, sipas saj, ekziston brenda LDK-së.
“Koncentrohnu o burra, se as elektorati juej nuk o ka e din çka po doni, e leje mo na”, ka shtuar deputetja e VV-së.



