Flaka Surroi: Dikush llogarit t’i fitojë 60%, dikush ta bashkojë opozitën me një “kryemashtrues”, prandaj vendi po shtyhet drejt zgjedhjeve

Publicistja Flaka Surroi vlerëson se kriza politike në Kosovë po zgjatet për shkak të kalkulimeve partiake, ndërsa paralajmëron se vendi rrezikon të shkojë sërish në zgjedhje.

Në shkrimin e saj “Zgafella”, të botuar në KOHA Ditore, Surroi thotë se partitë që synojnë të krijojnë qeverinë duhet të arrijnë marrëveshje para nisjes së procedurave në Kuvend, në mënyrë që të shmangen debatet e pafundme dhe bllokada institucionale.

banner

Ajo kritikon edhe kushtëzimin e formimit të institucioneve me projektin e gazit amerikan, duke e cilësuar atë si një pretekst politik.

“Idenë që e kam është se kushtëzimi i formimit të institucioneve me diçka për të cilin nuk kemi as studim fizibiliteti, është një budallallëk, dhe në fakt shërben si mjet për rritjen e pazarit politik ose si edhe një ‘arsye e fortë’, pra në të vërtetë shkas, për të na çuar sërish në zgjedhje”, shkruan Surroi.

Sipas saj, skenarët për zgjedhje të reja lidhen me kalkulimet e partive politike.

“Sa herë po e shkruaj fjalën zgjedhje, më kaplojnë mornicat nga trishtimi dhe mundësia që të mos dalim nga kriza politike edhe nja gjashtë muaj të tjerë, për shkak se dikush mendon se do t’i fitojë 60%; apo se do të formohet opozita e bashkuar me një mashtrues në krye që do ta rrëzojë pushtetin; apo që do të ndodhë mrekullia e tejkalimit të sabotimeve dhe partia e fundit do të dalë e para”, përfundon ajo.

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.