Izet Mexhiti sfidon Ali Ahmetit: Çfarë emrash kanë rrugët e shkollat në Kërçovë dhe pse nuk e kthyet Skënderbeun në Kala?

Zëvendëskryeministri i parë i Maqedonisë së Veriut, Izet Mexhiti, ka kritikuar kryetarin e BDI-së, Ali Ahmeti, duke vënë në pikëpyetje rezultatet e qeverisjes së partisë së tij në Kërçovë gjatë më shumë se dy dekadave.

Në një deklaratë publike, Mexhiti tha se para se të flitet për çështje të tjera, duhet parë gjendja e emrave të rrugëve dhe shkollave në Kërçovë, komunë nga vjen Ahmeti.

banner

“Hajde t’i shohim si janë emrat e rrugëve e të shkollave në Kërçovë, prej nga vjen Ali Ahmeti, pas 23-24 vjetëve qeverisje”, deklaroi Mexhiti.

Ai ngriti si shembull edhe figurën e Gjergj Kastriotit-Skënderbeut, duke thënë se BDI-ja nuk arriti ta rikthejë në Kalanë e Kërçovës, ndonëse, sipas tij, e kishte pasur këtë mundësi.

“Pse pas 24 vjetëve nuk e ktheu Skënderbeun në Kalanë e Kërçovës? Një të drejtë që e kanë pasur nuk e rikthyen. Një figurë që e kanë pasur në Kala nuk e rikthyen dhe nuk kanë aspak të drejtë në këtë drejtim”, u shpreh Mexhiti.

Deklaratat e tij vijnë në kuadër të përplasjeve të vazhdueshme politike ndërmjet drejtuesve të koalicionit VLEN dhe Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI).

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.