
Analisti Xhevdet Pozhari ka krahasuar rezultatet e zgjedhjeve të 28 dhjetorit dhe atyre të 7 qershorit, duke vënë në dukje se Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka pësuar rënie të ndjeshme në numrin e votave, ndërsa Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka shënuar rritje.
Sipas shifrave të publikuara prej tij, në zgjedhjet e 28 dhjetorit PDK kishte marrë 192.407 vota, ndërsa LDK 126.102, me një dallim prej 66.305 votash.
Në zgjedhjet e 7 qershorit, sipas Pozharit, PDK mori 157.892 vota, ndërsa LDK 135.567 vota, duke e ngushtuar diferencën në 22.325 vota.
Ai thekson se, krahasuar me zgjedhjet e kaluara, PDK ka humbur 34.515 vota, ndërsa LDK ka fituar 9.465 vota.
“Çuditërisht, krejt flasin për LDK-në. E, askush për rezultatin më të ultë në historinë e zgjedhjeve të PDK-së”, ka shkruar Pozhari.



