
Kryetari i Nju Jorkut, Zohran Mamdani, ka deklaruar se nuk mbështet ndryshimin e Kushtetutës së Shteteve të Bashkuara për t’i mundësuar atij kandidimin për president.
Në një intervistë për emisionin “This Week” në ABC News, Mamdani u pyet nëse duhet të ndryshohet kërkesa kushtetuese që presidenti amerikan të jetë qytetar “i lindur në SHBA”, duke qenë se ai ka lindur në Ugandë. Ai u përgjigj shkurt:
“Jo. Mendoj se Kushtetuta është e mirë ashtu siç është.”
Mamdani shtoi se fokusi i tij është drejtimi i qytetit të Nju Jorkut dhe jo ambiciet presidenciale.
Sipas Kushtetutës amerikane, presidenti duhet të jetë të paktën 35 vjeç, të ketë jetuar në SHBA për së paku 14 vjet dhe të jetë qytetar i lindur në Shtetet e Bashkuara (“natural-born citizen”), çka e bën Mamdanin të papërshtatshëm për këtë post sipas rregullave aktuale.



