
Komisioni inspektues i Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë ka mbajtur një konferencë për media, ku ka folur në lidhje me inspektimin në qumështoren Vita.
Në konferencë, AUV konstatuar se fabrika “Vita” në Istog ka shkelur vendimin e Ministrisë së Bujqësisë, i cili vendim e ndalon përdorimin e qumështit pluhur, vajit të palmës, hirrës dhe përbërësve të tjerë në produktet e qumështit.
Tutje, në konferencë u theksua se ky “ka qenë konstatimi fillestar i komisionit”.
“Ne si komision kemi konstatuar, në bazë të gjetjeve të inspektorëve që kanë qenë në terren, se subjekti në fjalë ka thyer vendimin e ministrit, ku ndalohet përdorimi i qumështit pluhur, vajit të palmës, hirrës dhe gjërave të tjera në fabrikat e përpunimit të qumështit. Ky ka qenë konstatimi fillestar i komisionit” – ka theksuar Durak Zyrapi, udhëheqësi i Zyrës së AUV-së në Prizren, transmeton KOHA.



