
Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, dhe kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) për president, Lutfi Haziri, janë takuar me një pjesë të strukturave të LDK-së në Gjilan.
Takimi është bërë i ditur nga këshilltari i Osmanit, Ridvan Haliti, i cili ka publikuar një fotografi në rrjetet sociale.
“Sot në vendin ma të mirë në Gjilan, në Restaurant Planet, bashkë me Presidenten Vjosa Osmani, Kryetarin Lutfi Haziri dhe një pjesë të strukturave të LDK-së në Gjilan”, ka shkruar Haliti.
Takimi vjen në kohën kur në vend vazhdojnë diskutimet politike për krijimin e institucioneve të reja dhe zgjedhjen e presidentit të ardhshëm të Kosovës.



