
Profesori amerikan Edward P. Joseph ka deklaruar se të gjithë liderët politikë në Kosovë mbajnë përgjegjësi për zgjidhjen e ngërçit politik, por ka vlerësuar se barrën kryesore e mban kryeministri në detyrë, Albin Kurti.
Në një intervistë për Ekonomia Online, Joseph tha se kjo përgjegjësi lidhet me faktin se Kurti kontrollon shumicën parlamentare.
“Nëse liderët politikë nuk gjejnë një konsensus, votuesit duhet t’i ndëshkojnë”, deklaroi ai.
Joseph theksoi se bllokada aktuale nuk e rrezikon stabilitetin e Kosovës, por sipas tij, po dëmton zhvillimin demokratik të vendit.
Ai u ndal edhe te marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke e cilësuar pezullimin e dialogut strategjik me SHBA-në si një zhvillim negativ për Kosovën.



