
Ambasada e ShBA-së në Kosovë ka publikuar momente nga festimi i 250 vjetorit të pavarësisë së ShBA-së në Kosovë.
Ambasada amerikane ka falenderuar të gjithë në Kosovë që iu bahskuan festës me rastin e 250-vjetorit të pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

“Po ndajmë me ju disa nga momentet më të bukura të festimeve që u mbajtën anembanë Kosovës fundjavën e kaluar, me rastin e 250-vjetorit të pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës. 🇺🇸🇽🇰 Faleminderit nga zemra të gjithëve që iu bashkuat festës dhe e bëtë këtë përvjetor edhe më të veçantë. Faleminderit, Kosovë, që festuat me ne!” – thuhet në mesazhin me ambasadës amerikane.



