
Një person është arrestuar në Prishtinë për kanosje ndaj ministrit në detyrë të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.
Sipas raportit të Policisë, rasti ka ndodhur më 9 nëntor të vitit të kaluar, shkruan KOHA.

Policia ka bërë të ditur se kanosja është bërë përmes rrjeteve sociale.
“Prishtinë 09.11.2025 – 16:56. Në lidhje me rastin, më 07.07.2026 është arrestuar i dyshuari, pasi i njëjti përmes rrjeteve sociale kishte kanosur Ministrin e Punëve të Brendshme të Republikës së Kosovës. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.



