Abdixhiku shkon me Osmanin në takim me Kurtin

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje dhe kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka takuar edhe kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, për të diskutuar lidhur me formimin e institucioneve. Takimi po zhvillohet në Kuvend. E gjatë ditës, Kurti e takoi edhe kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës Bedri Hamza. Në një deklarim pas takimit, Kurti ka thënë se si partia e parë e kanë përgjegjësinë për krijimin e Qeverisë së re, por sipas tij, zgjedhja e presidentit është përgjegjësi e të gjithëve. Ndërkohë që Hamza ka thënë se përgjegjësinë për krijimin e institucioneve e ka Lëvizja Vetëvendosje dhe se PDK-ja do të jetë konstruktive si parti opozitare. Në këtë tekst do të mund t’i lexoni të gjitha zhvillimet rreth konsultimeve për krijimin e institucioneve pas zgjedhjeve të 7 qershorit.

banner
Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.