Lea Ypi do të jetë e ftuara e radhës në podcastin e Dua Lipës

Filozofja dhe autorja shqiptare Lea Ypi do të jetë e ftuara e radhës në podcastin e Service95 Book Club, të drejtuar nga Dua Lipa.

Njoftimi është bërë në faqen zyrtare të Service95 Book Club, ku libri “Free” i Lea Ypit është përzgjedhur si leximi i muajit korrik 2026. Platforma njofton se, si pjesë e traditës së klubit të librit, përzgjedhja do të pasohet nga një bisedë mes Dua Lipës dhe autores në podcast.  

banner

Dua Lipa e ka vlerësuar librin “Free” si një rrëfim të jashtëzakonshëm për rritjen në Shqipëri gjatë rënies së komunizmit dhe viteve të turbullta që pasuan.

Free më zbuloi gjëra për një vend që e njoh dhe e dua mirë. Historia është kaq e afërt, por përvoja e jetuar ka ndryshuar aq shumë brenda vetëm një brezi”, është shprehur Dua Lipa për librin.  

Në profilin e Service95 Book Club në Instagram është konfirmuar gjithashtu se Lea Ypi do të jetë e ftuara e radhës në podcast, ku pritet të diskutojë me Dua Lipën për librin, Shqipërinë, lirinë dhe përvojat e saj personale.  

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.