
Zyrtari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Xhavit Haliti, ka deklaruar se partia e tij nuk do të bëhet “patericë” e Lëvizjes Vetëvendosje në një koalicion të mundshëm qeverisës.
Në emisionin “Mesditë” në Tëvë1, Haliti tha se vendimet për koalicionet nuk merren nga individët, por nga organet drejtuese të partisë.

“Programi i PDK-së dhe statuti parashohin që çështjet e mëdha të kalojnë me vendim të Këshillit Drejtues të partisë. Nëse Albini mendon se ne duhet të bëhemi patericë e tij, konsideroj se nuk duhet të futemi në koalicion”, deklaroi Haliti.
Ai shtoi se, në rast të një bashkëpunimi qeverisës, përgjegjësitë duhet të ndahen qartë dhe programet e partive duhet të jenë të përafruara.
“Nëse futemi në koalicion, duhet që të përputhen programet”, u shpreh Haliti.



