Arta Avdiu: Kurti është fitues absolut, LDK ose PDK duhet të hyjnë në koalicion me VV-në

Gazetarja dhe aktivistja Arta Avdiu ka vlerësuar se rezultati i zgjedhjeve e bën të qartë se Lëvizja Vetëvendosje dhe Albin Kurti kanë fituar një mandat të fortë politik, duke u bërë thirrje LDK-së ose PDK-së të hyjnë në koalicion me partinë fituese.

Në një postim në rrjetet sociale, Avdiu tha se Kurti i ka fituar tri palë zgjedhje brenda 18 muajve dhe se kjo, sipas saj, e konfirmon si fitues absolut.

banner

Albin Kurti i ka fitu zgjedhjet tri herë brenda 18 muajve. Nuk ka me çka me u konfirmu ma shumë. Është fitues absolut. LDK ose PDK duhet me hy në koalicion me VV. Nuk kanë asnjë arsye me e refuzu një fitues kaq bindës”, ka shkruar ajo.

Sipas Avdiut, nëse partitë opozitare refuzojnë një marrëveshje dhe vendi shkon sërish në zgjedhje, rezultati mund të jetë edhe më i favorshëm për Vetëvendosjen.

Nëse nuk hyjnë dhe e çojnë vendin prapë në zgjedhje, kush garanton që Kurti nuk fiton edhe më shumë?”, është shprehur ajo.

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.