Hamiti: Nën qeverisjen e Kurtit, Kosova është e vetmuar, e varfër dhe nën sanksione

Zyrtari i lartë i LDK-së, Muhamet Hamiti, ka kritikuar qeverisjen e Lëvizjes Vetëvendosje, duke vlerësuar se Kosova po përballet me pasoja të rënda politike, ekonomike dhe institucionale.

Përmes një postimi në Facebook, Hamiti ka thënë se, që nga ardhja në pushtet e Albin Kurtit në vitin 2021, politika është bërë më e ashpër, ndërsa sipas tij, opozita e dikurshme është zëvendësuar me një pushtet që ai e cilësoi si “të vrazhdë”.

banner

“Nën sundimin absolut të Albin Kurtit, me përkrahjen e atyre që u rreshtuan me të, Kosova është e vetmuar, e varfër, në kohën më të madhe nën sanksione prej miqve dhe aleatëve tradicionalë, BE-së dhe SHBA-ve, e mbërthyer në paralizë të përgjithshme shoqërore, ekonomike, politike dhe institucionale”, ka shkruar Hamiti.

Ai ka kujtuar edhe veprimet opozitare të Vetëvendosjes para ardhjes në pushtet, duke përmendur aksionet në rrugë dhe në Kuvend, ndërsa ka vlerësuar se sot vendi po përballet me pasojat e kësaj qeverisjeje.

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.