Surroi pyet Serwerin: Lufta u fitua nga NATO, pse duhet vazhduar ende me një konflikt të papërfunduar?

Veton Surroi, publicist dhe shkrimtar, ka bashkëbiseduar me Daniel Serwerin, profesor dhe ish-diplomat amerikan, rreth zhvillimeve politike në Ballkanin Perëndimor.

Në një segment të rëndësishëm të podcastit “Pikë”, Surroi e Serweri folën rreth viteve 90-ta dhe vazhdimin ende të konflikteve “të papërfunduara” në këtë pjesë të Evropës, që transmetohet në KTV.

banner

Surroi kishte një pyetje interesante për Serwerin.

“Sidoqoftë, lufta u fitua ushtarakisht nga NATO-ja. Pse pra duhet çerekshekulli për të vazhduar ende me një konflikt të papërfunduar? Pse duhet të kalojmë nëpër cikle në të cilat Millosheviqi rindizet apo rizbulohet?” – ishte pyetja që shtroi Surroi.

“Atë që duhet vlerësuar është se amerikanët, para përfundimit të luftës në Kosovë, nuk e kishin një përkushtim të qartë dhe paekuivokë për pavarësinë e Kosovës. Pra, ata ishin të gatshëm të negocionin diçka më pak se kjo me Millosheviqin, dhe kjo është ajo që bënë” – ishte një pjesë e përgjigjes së Serwerit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.