Historiani Bexheti: Sheshit në Tetovë t’i vendoset emri i Vlado Çernozemskit, vojvodës që vrau mbretin serb

Historiani Nuri Bexheti ka propozuar që sheshi i Tetovës të marrë emrin “Vlado Çernozemski”, në vend të emrit të dikurshëm “Marshal Tito”.

Gjatë një emisioni, ai ka argumentuar se, nëse një pjesë e elitës maqedonase vazhdon të mbështesë emrin e Titos, ndërsa pala shqiptare propozon emrin “Iliria”, atëherë një alternativë mund të jetë emri i Vlado Çernozemskit, i njohur për atentatin ndaj Mbretit Aleksandër I të Jugosllavisë në vitin 1934.

banner

Sipas Bexhetit, atentati ndaj mbretit jugosllav përfaqëson një ngjarje historike që dëshmon shkëputjen nga Jugosllavia dhe mund të shihet si simbol i pavarësisë së shtetit të Maqedonisë së Veriut.

Propozimi i historianit pritet të nxisë debat në opinion, pasi figura e Vlado Çernozemskit mbetet një nga më të diskutueshmet në historinë e rajonit.

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.