
Erërat e forta që kanë përfshirë Prishtinën kanë shkaktuar dëme në zonën e njohur si “Te Kafet e Vogla”, në rrugën “Fehmi Agani”.
Si pasojë e fuqisë së erës, degë të mëdha janë shkëputur nga një pemë pranë trotuarit, duke u rrëzuar në hapësirën publike dhe afër veturave të parkuara.

Pamjet nga vendi i ngjarjes tregojnë degë të thyera dhe mbetje druri të shpërndara në trotuar.
Deri më tani nuk ka informacione zyrtare për persona të lënduar apo për dëme materiale në automjetet e parkuara.



