
Deputeti i zgjedhur i LDK-së, Avdullah Hoti e ka kritikuar Qeverinë në detyrë për rritje të çmimit të energjisë dhe të naftës.
Sipas tij Qeveria nuk ka ndërmarr asnjë masë për ulje ose heqje të ngarkesave tatimore në faturat e energjisë, gjet ë cilën ka thënë se e kanë bërë disa qeveri të vendeve të Bashkimit Evropian, shkruan KOHA.

Sipas tij në Kosovë ndodh e kundërta.
“Jo që nuk janë ulur ngarkesat tatimore në faturat e energjisë, por energjia është shtrenjtuar disa herë. Edhe për naftën, rritja e çmimeve në tregjet ndërkombëtare është reflektuar drejtpërdrejt te konsumatori. Meqë TVSH-ja llogaritet mbi çmimin e produktit, sa më i lartë çmimi i naftës, aq më e lartë është edhe shuma e TVSH-së që paguan qytetari. Përmes vendosjes së çmimit maksimal ditor, Qeveria zyrtarisht e ka bartur tek konsumatori i fundit rritjen e çmimit të furnizimit të naftës”, ka shkruar Hoti në një status në Fecebook.



