BE reagon pas dekretit të Haxhiut: Vendimi për prokurorët serbë duket në kundërshtim me ligjin

“Sipas Kushtetutës së saj, Kosova është një shoqëri multietnike e qeverisur nga sundimi i ligjit dhe sistemi i saj gjyqësor duhet të reflektojë diversitetin etnik të Kosovës. BE në vazhdimësi i ka bërë thirrje Kosovës që të mundësojë riintegrimin e personelit gjyqësor të serbëve të Kosovës në përputhje me ligjet e Kosovës dhe marrëveshjet nga dialogu”, thuhet në deklaratë. “BE-ja mirëpret tërheqjen e dorëheqjeve të paraqitura më 15 korrik 2026 nga ana e gjykatësve, prokurorëve dhe stafit mbështetës serbë të Kosovës. BE është e shqetësuar me vendimin e djeshëm të Këshillit Porkurorial të Kosovës (KPK) për të pranuar dorëheqjet të cilat tashmë ishin tërhequr dhe me vendimin e sotëm të ushtrueses së detyrës së presidentes  për të dekretuar këto dorëheqje. Kjo duket të mos jetë në përputhje me ligjin, me procedurën e nevojshme dhe kërkesat nga sundimi i ligjit në Kosovë”.

Në fund të deklaratës, thuhet se “BE-ja i fton të gjitha institucionet relevante të përmbahen nga veprimet që kanë për qëllim pengimin e riintegrimit të personelit gjyqësor serbë të Kosovës”.
Në fakt, serbët nuk i kanë tërhequr dorëheqjet, por kanë bërë kërkesë për këtë, pasi kjo është kompetencë e KPK-së.

banner

E ndryshe nga KPK-ja, e cila ka refuzuar tërheqjen e dorëheqjeve të prokurorëve serbë që kishin kërkuar rikthimin në detyrë, Këshilli Gjyqësor ende nuk ka marrë ndonjë vendim për gjyqtarët që kanë kërkuar t’i tërheqin dorëheqjet.

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.